Politike

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Gjithashtu Berisha u bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që të protestojnë ditën e hënë. 

4 Tetor 2024, 13:51 Nga E. D
Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD në deklaratë për mediat është shprehur se do të jetë i pranishëm në krah të çdo protestuesi. Gjithashtu Berisha u bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që të protestojnë ditën e hënë.


 

"Shpirti im, zemra ime, mendja ime është me çdo protestues në Tiranë dhe kudo në Shqipëri. Të flasësh tani, të krahasosh fiziken me idealen, me shpirtëroren, me zemrën, bie në një banalitet, vulgaritet. Kështu që unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi......Dhe njëherë, ftesa ime për të gjithë qytetarët shqiptarë që besojnë se duhet të votojnë si zotër të vullnetit të tyre të lirë, që besojnë se një vend me burgosje politike është një diktaturë, kësaj here jo ideologjike, por droge, krimi dhe vjedhje. Se proceset politike ndaj liderëve politikë dhe qytetarëve nuk janë çështje të tyre me drejtësinë e diktaturës, por janë çështje të tyre me diktatorin dhe të mbarë shoqërisë me diktatorin dhe instrumentet e tij. Është radha jonë, është radha jonë. Ne do fitojmë!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll