Aktualitet

Lufta kundër sulmeve kibernetike/ Shtëpia e Bardhë: Shqipëria, rol udhëheqës në projekt

Ky projekt përqendrohet në zbatimin e Rekomandimit 15 të Task Forcës për Veprimin Financiar (FATF), me synimin për të forcuar rregullimin e aseteve virtuale dhe shërbimeve të lidhura, për të ndalur fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it. 

4 Tetor 2024, 12:02 Nga I.A
Lufta kundër sulmeve kibernetike/ Shtëpia e Bardhë:
Shtëpia e Bardhë

TIRANË- Shqipëria ka marrë një rol të rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, duke udhëhequr një projekt kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Ky projekt përqendrohet në zbatimin e Rekomandimit 15 të Task Forcës për Veprimin Financiar (FATF), me synimin për të forcuar rregullimin e aseteve virtuale dhe shërbimeve të lidhura, për të ndalur fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it. 

Në njoftimin zyrtar, Shtëpia e Bardhë theksoi rolin udhëheqës të Shqipërisë në këtë projekt: "Projekti përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe shërbimeve të lidhura, duke ndaluar fluksin e paligjshëm të fondeve dhe prishur ekosistemin e pagesave që fuqizon industrinë e ransomware-it." Kjo nismë është e rëndësishme për të frenuar financimin e aktiviteteve kibernetike kriminale dhe për të forcuar sigurinë globale.

Shqipëria, përmes kësaj nisme, ka treguar përkushtim të thellë në bashkëpunimin ndërkombëtar për të përballuar sfidat kibernetike të shekullit të 21-të, duke dhënë një kontribut të konsiderueshëm në përpjekjet për të ndaluar flukset financiare të paligjshme dhe për të forcuar infrastrukturën globale të sigurisë

shtëpia e bardhë

Sondazh

Poll