Aktualitet

Vidhnin biçikleta në Tiranë, në pranga dy persona

Gjithashtu janë sekuestruar dy biçikleta të vjedhura dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

4 Tetor 2024, 12:45 Nga E. D
Vidhnin biçikleta në Tiranë, në pranga dy persona
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme. Gjithashtu janë sekuestruar dy biçikleta të vjedhura dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Ndërkohë materialet i kanë Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Dynamic". Arrestohen 2 shtetas që vidhnin biçikleta, në zona të ndryshme të Tiranës. Sekuestrohen 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën informative për dy shtetas që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Dynamic".

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit F. T., 34 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta 2 shtetas dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i kanë shitur. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll