Aktualitet

VIDEO/ Tirana "pushtohet" nga stuhia, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim, trafik i rënduar në disa akse

Sipas parashikimeve, prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.

4 Tetor 2024, 12:32 Nga M.B
VIDEO/ Tirana "pushtohet" nga stuhia, reshjet e shiut krijojnë
Trafiku

TIRANA- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe kryeqytetin ditën e sotme ku në disa zona është krijuar trafik i rënduar, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut. 

 

Sipas parashikimeve, prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. 

Në orët e vona të mbrëmjes, pritet që në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

tirana

Sondazh

Poll