Sport

Salah arrin në vitin e fundit të kontratës tek Liverpool, e ardhmja mbetet e paqartë!

Sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, Salah mund të përfundojë në një tjetër klub të madh: Paris Saint-Germain.

4 Tetor 2024, 00:14 Nga DOSJA
Salah arrin në vitin e fundit të kontratës tek Liverpool, e

ANGLI - Në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpoolit, Mohamed Salah pritet të largohet nga brigjet e Mersey verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Në fakt nuk flitet për rinovimin dhe këtë sugjerojnë edhe deklaratat e fundit të egjiptianit. Por cila do të jetë e ardhmja e ish-sulmuesit të Romës dhe Fiorentinës? A do të luajë ende në një nivel të lartë apo do të përfundojë Saudi Pro League?

Sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, Salah mund të përfundojë në një tjetër klub të madh: Paris Saint-Germain. Skuadra pariziene është vigjilente për këtë çështje, e bindur se egjiptiani mund të luajë ende në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Nga ana tjetër, këtë sezon Momo ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 9 ndeshje. Liverpooli, për të zëvendësuar Salah, po mendon të transferojë në “Anfield” Adeyemin e Borussias së Dortmundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll