Sport

Dështojnë klubet e shqiptarëve në ndeshjet e dyta në grupe të Europa League!

Ndërkaq këtë javë nisi rrugëtimin edicioni i ri i Conference League. Chelsea e nis me këmbë të mbarë këtë kompeticion teksa në Stamford Bridge skuadrën belge të gent me rezultatin 4-2.

4 Tetor 2024, 00:09 Nga DOSJA
Dështojnë klubet e shqiptarëve në ndeshjet e dyta në

ANGLI - Kjo e enjte në Europa League nuk shkoi mbarë për skuadrat ku aktivizohen futbollistët shqiptare. Besiktasi i Ernest Mucit, që ishte titullar në fushë pësoi humbjen e dytë teksa këtë radhë u mposht në shtëpi nga Eintrachti i Frankfurtit me rezultatin 3-1.

Skuadra gjermane i shënoi të tre golat në pjesën e dytë fillimisht me Marmoush me penallti e më pas me Ebimbe, ndërsa Knauff vulosi përfundimisht fitoren 3-0, ndërkohë vlen të theksohet se Immobile humbi një penallti. Në castet e fundit skuadra turke shënoi me Masuake vetëm për të shkurtuar diferencën.

Titullar ishte edhe Nedim Bajrami në sfidën mes Glasgow Rangers dhe Lyonit, por nuk mundi dot të ndihmonte skuadrën e tij të evitonte humbjen. Në fakt francezët iu imponuan me forcë skocezëve teksa e mbyllën këtë sfidë me rezultatin 4-1.

Fofana dhe Lacazette ishin protagonistët e Lyonit teksa shënuan nga 2 gola secili, ndërkohë që golin e nderit për Glasgow Rangers e shënoi Thomas Lawrence.

Manchester United shpëton në castet e fundit nga humbja në Portugali teksa barazoi 3-3 me Porton. Në një ndeshje që e mbylli me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bruno Fernandes.

"Djajtë e Kuq" morën avantazhin e dyfishtë me golat e Rashford dhe Hojlund, por Porto diti të kthejë situatën në favorin e saj teksa shënoi me Pepe dhe Omordion 2 herë për të marrë avantazhin 3-2 pikërisht kur u duk e mbyllur kjo ndeshje "Djajtë e kuq" barazuan në 3-3 me Harry Maguire.

U dorëzua edhe Roma që humbi në Suedi ndaj Elfsborgut me rezultatin 1-0. Ai që vendosi fatin në favor të skuadrës nordike ishte Baidoo me penallti në pjesën e parë. Në ndeshjet e tjera të Europa League fitore shënuan edhe Tottenhami dhe Lazio.

Skuadra londineze iu imponua Ferencvarosh në transfertë teksa e mundi me rezultatin 2-1, ndërsa Lazio shkatërroi në Olimpico të Romës francezët e Nice teksa i mposhti me rezultatin 4-1.

Ndërkaq këtë javë nisi rrugëtimin edicioni i ri i Conference League. Chelsea e nis me këmbë të mbarë këtë kompeticion teksa në Stamford Bridge mundi skuadrën belge të Gent me rezultatin 4-2. Veiga hapi serinë e golave për Blutë ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Neto, Nkunku dhe Dewsbury Hall, ndërsa për Gent shënuan Watanabe dhe Gandelman.

Fitore shënoi edhe Fiorentina që mundi New Saints me rezultatin 3-0 me gola të Adli, Moise Kean dhe të tre të shënuar në pjesën e dytë. Në ndeshje të tjera të Conference League, Panathinaikos barazoi në transfertë me Borac banja Luka 1-1, ndërsa APOEL barazoi me Shamrock Rovers 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll