Sport

Manchester United rinovon çuditërisht me Maguire… Ka një opsion në kontratën e tij

Sigurisht, do të ishte paksa paradoksale, pasi Maguire është kritikuar shpesh nga publiku dhe nuk ka qenë asnjëherë zgjedhja e parë për Erik ten Hag.

3 Tetor 2024, 21:08 Nga DOSJA

Manchester United rinovon çuditërisht me Maguire… Ka një

ANGLI - Nga shkurti i ardhshëm, të paktën në letër, Harry Maguire do të jetë i lirë të pajtohet me çdo klub tjetër dhe më pas të largohet nga Manchester United, si një transferim i lirë në verë.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i kombëtares angleze është në vitin e fundit të kontratës. Marrëveshja skadon në qershor 2025, por fjala e fundit ende nuk është thënë, pasi “Djajtë e Kuq” kanë ende një opsion për zgjatje dhe mund ta aktivizojnë atë në vitet e ardhshme.

Sigurisht, do të ishte paksa paradoksale, pasi Maguire është kritikuar shpesh nga publiku dhe nuk ka qenë asnjëherë zgjedhja e parë për Erik ten Hag.

Megjithatë, për të mos e humbur atë në transfertë të lirë, klubi anglez po mendon të aktivizojë opsionin dhe të shtyjë skadimin e kontratës në qershorin e ardhshëm, pra 2026.

Por pse? Në Old Trafford ata janë të vetëdijshëm se pozicioni i Ten Hag është larg të qenit i sigurt dhe se një menaxher i ri mund të punësohet së shpejti nëse holandezi vazhdon të jetë i dobët.

Dhe nëse pasardhësi përfundimtar i Ten Hag do ta vlerësonte Maguire, mund të imagjinohej edhe qëndrimi i tij afatgjatë. Këtë e ka shkruar portali britanik Football Insiders.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll