Sport

VIDEO/ Kamerat televizive kapin një tifoz të Bayernit, duke thithur… drogë!

Ishte një moment në transmetimin televiziv të ndeshjes me Aston Villa, i cili u hoq shpejt…

3 Tetor 2024, 15:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Kamerat televizive kapin një tifoz të Bayernit, duke

ANGLI - Një tifoz i Bayern Munichut është kapur gjatë transmetimit televiziv të ndeshjes mes Aston Villas dhe skuadrës bavareze për Champions League, duke thithur një substance të dyshuar për drogë, që kishte marrë nga një kapsulë që mbante në xhep.

Personi, fillimisht shihet duke kënduar, teksa në dorë mban pakon me pluhurin. Menjëherë pas kësaj, ai ndalon së kënduari dhe derdh pluhurin misterioz në kyçin e këmbës së tij para se ta thithi.

Në Angli ka spekulime për pluhurin misterioze që thithi tifozi i Bayern Munich në Birmingham. Dyshohet të jenë Wiesn Koks, një lloj kokaine legale që u bë shumë e njohur në Gjermani gjatë Oktoberfest-it.

Gjithsesi, regjia e transmetimit televiziv të ndeshjes shpejtoi të ndryshojë planin, por për shikuesit ky imazh do të mbetet shumë kompromentues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll