Sport

“Sikur të kishte VAR…”: goli i Conceição ka lënë "gjurmë" te Thiago Motta... (video)

Trajneri i Juventusit është goditur në kokë nga Gatti dhe ka bërë shaka në konferencën për shtyp

3 Tetor 2024, 16:00 Nga DOSJA

“Sikur të kishte VAR…”: goli i Conceição

GJERMANI - Juventusi, edhe pse ishte në disavantazh 1-2, madje dhe i reduktuar në 10 lojtarë, arriti të fitojë 3-2 ndaj RB Leipzigut në raundin e dytë të Champions League.  Francisco Conceição, i huazuar nga FC Porto, ishte një hero teksa shënoi golin e tretë të “Zonjës së Vjetër”.

Ish-lojtari i FC Porto hyri për të zëvendësuar një bashkëlojtar të dëmtuar, por luajti një rol vendimtar në shënimin dhe asistimin në fitoren e Juventusit, të reduktuar në 10 lojtarë kundër Leipzigut.

Goli i ndërkombëtarit portugez përfundoi duke 'lënë' gjurmë te Thiago Motta. Trajneri i bardhezinjve u godit në kokë nga Gatti gjatë festimeve dhe në një konferencë për shtyp bëri shaka për situatën.

“Ishte një bërryl nga Federico Gatti. Nëse ka pasur VAR atje... dënimi është i sigurtë, por sot (e mërkurë) është më mirë të mos e prekim VAR-in”,- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll