Politike

Pas tensioneve në Kuvend/ Spiropali vizitë në Presidencë, ja çfarë u diskutua

Gjithashtu Spiropali ka takuar presidentin Bajram Begaj dhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

3 Tetor 2024, 13:06 Nga E. D
Pas tensioneve në Kuvend/ Spiropali vizitë në Presidencë, ja
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pas tensioneve në dy seancat e fundit në Kuvend ka shkuar në Presidencë. Gjithashtu Spiropali ka takuar presidentin Bajram Begaj dhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ndërkohë ditën e sotme deputetët e PD-së vijuan aksionin e tyre opozitar, duke u përplasur me Gardën e Republikës së Shqipërisë, pasi nuk i lejonin të hynin në seancën plenare, ku janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Më pas deputetët demokratë nuk kanë lejuar hyrjen e socialistëve në ambientet e Kuvendit, duke shkaktuar sërish kaos. Aksioni i opozitës nisi pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, i cili është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, lidhur me çështjen Babale.

elisa spiropali

Sondazh

Poll