Politike

Propagndë me të vdekur/ Niko Peleshi premton rritje pensioni. Ilir Vrenozi: Stavri ka vdekur

Por siç duket, deputeti socialist ka zgjedhur një foto të vjetër, pasi pensionisti që ka shfaqur në foto ka ndërruar jetë.

3 Tetor 2024, 12:36 Nga I.A
Propagndë me të vdekur/ Niko Peleshi premton rritje pensioni. Ilir
Niko Peleshi dhe i moshuari qe ka nderruar jete

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi dy ditë më parë, në Ditën Botërore e të Moshuarve, ka publikuar në rrjetet sociale një foto me një pensionist, ku ofron mbështetje dhe përkujdesje për ta, duke nisur me bonusin e fundvitit.

Në Ditën Botërore të të Moshuarve, mirënjohje për kontributin e vyer të gjeneratave që na kanë udhëhequr dhe kanë ndërtuar themelet e së ardhmes sonë. Po punojmë intensivisht për të siguruar që të moshuarit të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja ekonomike e vendit. Duke nisur me bonusin e këtij fundviti, do të shtojmë mbështetjen dhe përkujdesjen për ta, si një shenjë e mirënjohjes dhe e përkushtimit tonë për një Shqipëri ku askush nuk mbetet pas”, – shkruan Peleshi.

Por siç duket, deputeti socialist ka zgjedhur një foto të vjetër, pasi pensionisti që ka shfaqur në foto ka ndërruar jetë. Këtë detaj e ka vënë re aktivisti demokrat, Ilir Vrenozi, i cili thotë se pensionisti në foto është Stavri Jano, i cili ka ndërruar jetë.

Postimi i Plotë:

Ilir Vrenozi tregon palaçollëqet e propagandës boshe. Peleshi po punon invensivisht t’i japë Stavrit që ka vdekur tashmë një pension “pe leshi”

niko peleshi ilir vrenozi stavri jano

Sondazh

Poll