Art&Argëtim

“La Liberté më 1913: Krijimi dhe funksionimi i Bankës Kombëtare shqiptare

19 Dhjetor 2019, 08:51 Nga DOSJA
“La Liberté më 1913: Krijimi dhe funksionimi i Bankës

FRANCË- “La Liberté” ka botuar, të enjten e 9 tetorit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me me krijimin dhe funksionimin e Bankës Kombëtare Shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut Dars (Klos), Mat – Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Banka Kombëtare Shqiptare

Vlorë, 8 tetor.

Njoftohet largimi i dy anëtarëve të dy komisioneve që mbërritën disa kohë më parë në Vlorë, nën drejtimin e z. Fenoglio (Itali) dhe baronit Pitner (Austri), për të organizuar Bankën Shqiptare.

Banka, organizimi i së cilës tani ka përfunduar, do të fillojë operacionet brenda tre muajsh. Ajo është përgjegjëse, deri në një njoftim të mëtejshëm, e departamentit të thesarit të qeverisë së përkohshme.

Ky shërbim, që u përurua dje, është nën drejtimin e një punonjësi austriak dhe një italian.

Banka e cila, për momentin, ka kufizuar fushën e operacioneve të saj rreth Vlorës, do t’i duhet, më vonë, të shtrijë ato edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur aurenc bebja banka e shqipërisë aurenc bebja banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Dhjetor 2019, 07:37

TIRANË- Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme. Të gjitha këngët e saj janë kthyer në hite, sidomos baladat që ajo këndon....