Art&Argëtim

“Chiara Ferragni e Shqipërisë”, Armina Mevlani shpenzon 4 mijë euro për një çantë ‘Dior'(Fotot)

19 Dhjetor 2019, 08:50 Nga DOSJA

TIRANË- Armina Mevlani është një ndër emrat më të njohur të shoëbizzit shqiptar, jo vetëm për shkak të  lidhjes së saj me Shkelzen Berishën, por edhe për jetën që ajo bën.

Blogerja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan me fansat e saj momente të ndryshme të jetës së saj.

Shihet qartë që ajo bën një jetë shumë luksoze, dhe vishet gjithmonë me rroba të markave më të kushtueshme.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e buzëqeshur  me një pallto gri, ndërsa bie në sy dhe çanta e saj “Dior”.

Nga një kërkim që ne bëmë për vlerën e kësaj çante, mësohet se kushton plot 3,947 euro, një shumë marramendëse kur bëhet fjalë dhe për shqiptarët.

Afërsisht 4 mijë euro ka shpenzuar Armina për të pasur një çantë të tillë.

Dhe nga postimet që ajo bën në Instagram kuptohet që në shumë prej veshjeve të saj, ajo është inspiruar prej blogeres italjane me famë botërore Chiara Ferragni pasi kjo e fundit nxorri në treg linjën e saj të re, Armina ka blerë dhe ka marrë në dyqanin e saj veshje të blogeres italiane.

Mesa duket Armina do të bëhet një “kopje” e Chiarës me një stil të tillë, që së pari e kemi parë tek italjanja.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz armina mevlani chiara ferragni armina mevlani chiara ferragni

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Dhjetor 2019, 07:37

TIRANË- Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme. Të gjitha këngët e saj janë kthyer në hite, sidomos baladat që ajo këndon....