Art&Argëtim

19 Dhjetor 2019, 07:37 Nga DOSJA

TIRANË- Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme. Të gjitha këngët e saj janë kthyer në hite, sidomos baladat që ajo këndon. Një ndër këngët më të dashura të publikut është “Të dua ty”. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisonin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Soni ka treguar disa detaje që nuk i dinim për këtë këngë.

Këngëtarja ka treguar se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej tek baladat dhe jo tek këngët ritmike.

“Në fakt baladën që kam “Të dua ty” jam munduar që klipin ta bazoj tek historia prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”, ka treguar këngëtarja e njohur Soni Malaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz balada soni malaj balada soni malaj

Sondazh

Poll