Art&Argëtim

“Kam kënduar tek dasma e vajzës së Sali Berishës”, Fatmira Breçani rrëfen emocionet dhe detajet e asaj nate: Politikan

19 Dhjetor 2019, 07:04 Nga DOSJA
“Kam kënduar tek dasma e vajzës së Sali

TIRANË- “Nata e Tropojës” ka qenë kjo tema që është diskutuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel.

E ftuar për të folur për qytetin e saj të lindjes ka qenë edhe këngëtarja e njohur Fatmira Breçani, e cila është shumë e suksesshme në muzikën popullore. Ajo ka treguar për fillimet e saj dhe se si u bë shumë e suksesshme.

Ndër të tjera ajo ka treguar se ka kënduar përpara shumë pushtetarëve, madje ka qenë e ftuar si këngëtare tek dasma e vajzës së Sali Berishës.

Të gjithë politikanët më kanë përkrahur për zërin që kam. Kam kënduar përpara Ramiz Alisë, përpara Enver Hoxhës, pra përpara të gjithëve”, ka treguar ajo.

“Përpara Sali Berishës besoj po?”, e ka pyetur Jonida Shehu.

Po sigurisht. Ma keni zgjedhur edhe kolltukun blu“, është përgjigjur duke qeshur Fatmira Breçani.

Më tej Jonida Shehu e ka pyetur nëse është e vërtetë që ka kënduar tek dasma e vajzës së Sali Berishës dhe këngëtarja e njohur  e ka konfirmuar.

100% e vërtetë është. Unë dhe Gëzim Nika kemi qenë përfaqësues së Tropojës. Aty ka patur këngëtarë të tjerë, Françesk Radi që dritë pastë, Mira Konçi etj. Dasma ka patur muzikë të ndryshme, por Tropojën e mbulonim ne”, ka treguar Fatmira Breçani.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasma e argita berishes fatmira brecani sali berisha dasma e argita berishes fatmira brecani sali berisha

Sondazh

Poll