Art&Argëtim

“Do ngelësh pa martuar”, Fatmira Breçani tregon si e kundërshtoi familja të merrej me muzikë, këngëtarja vazhdoi rrug

18 Dhjetor 2019, 20:42 Nga DOSJA
“Do ngelësh pa martuar”, Fatmira Breçani tregon si e

TIRANË– Fatmira Breçani është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ajo ka folur për fillimet e saj si këngëtare. Ajo ka treguar se familja e saj nuk ishin dakord që ajop të bëhej një këngëtare për shkak të mentalitetit që ekzistonte asokohe në vendin e saj të lindjes në Tropojë.

Ka qenë pak e vështirë që të dilje të këndoje asokohe për shkak të mentalitetit”, është shprehur Fatmira Breçani.

Po pse kush të pengonte? Ka qenë mentaliteti brenda familjes?”, e ka pyetur Jonida Shehu.  

“Ishte krejt opinioni siç ka qenë gjithkund. Edhe sot nuk është edhe aq i mirë.  Por edhe familja ka qenë pak”, ka shpjeguar këngëtarja e njohur. 

“Nuk donin që t’i të bëheshe këngëtare?”, e pyet më tej moderatorja e “Soiree”

Fatmira Breçani e ka pohuar duke shtuar se prindërit e saj mendonin se nëse do të bëhej këngëtare do të ngelej pa martuar.

Po na ngel vajza pa martuar. Mos e pyet”, është shprehur Fatmira Breçani, duke shtuar se ajo e vazhdoi ëndrrën e saj dhe sot është shumë e suksesshme.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fatmira brecani fatmira brecani

Sondazh

Poll