Politike

Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, denoncimi i qytetarëve: Na anuluan oraret e operacioneve, as nuk na lajmëruan

Ata shkruajnë se as nuk janë lajmëruar dhe po presin në radhë.

3 Tetor 2024, 11:23 Nga M.B
Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, denoncimi i
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama raportohet se i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mësohet se Rama prej kohësh vuante nga hernia dhe mëngjesin e sotëm është bërë operim.

Nga ana tjetër në redaksinë e JOQ, kanë mbërritur denoncime nga qytetarët të cilët shprehin shqetësimin për fatin se atyre u janë anuluar operacionet e caktuara për këtë pas urgjencës së kryeministrit.

Ata shkruajnë se as nuk janë lajmëruar dhe po presin në radhë. Gjithashtu sipas qytetarëve, nuk do të ketë operacion tjetër deri sa ndërhyrja e Ramës të përfundojë. 

 

edi rama

Sondazh

Poll