Politike

Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministria: Do e kaloj natën në QSUT

Kryeministria pas interesimit të gazetarëve ka sjell detaje nga ndërhyrja që ka kryer Rama në QSUT.

3 Tetor 2024, 11:19 Nga I.A
Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministria: Do e kaloj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kryeministria pas interesimit të gazetarëve ka sjell detaje nga ndërhyrja që ka kryer Rama në QSUT. Ndërkohë që ka theksuar se përfundimit të ndërhyrjes, Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të spitalit. 

Njoftimi i Kryeministrisë:

Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se: Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

qsut edi rama

Sondazh

Poll