Politike

Probleme me hernien/ Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Mësohet se Rama prej kohësh vuante nga hernia dhe mëngjesin e sotëm është bërë operim.

3 Tetor 2024, 10:58 Nga I.A
Probleme me hernien/ Kryeministri Rama i nënshtrohet një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mësohet se Rama prej kohësh vuante nga hernia dhe mëngjesin e sotëm është bërë operim. Rama është kthyer nga SHBA-ja në Tiranë për shkak të dhimbjeve për shkak të hernies. Ndërkohë që mësohet se në Tiranë ka anuluar të gjitha takimet dhe aktivitetet deri në momentin që kreu ndërhyrjen. 

Bëhet me dije se ndërhyrja është kryer me sukses, ndërkohë që nuk dihen ende detaje nga operacioni. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Dr. Arben Gjatës ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUT.

Rama vetëm pak javë më parë e ka paralajmëruar ndërhyrjen kirurgjikale që kreu ditën e sotme. Gjatë një inspektimi në ambientet e QSUT-së në muajin gusht, Rama ka deklaruar se ka probleme me hernien dhe se do të vinte sërish në QSUT, për të bërë ndërhyrjen. 

edi rama

Sondazh

Poll