Politike

VIDEO/ Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen përballë tyre, Toni Gogu pret në radhë

Nga videot shihet dhe deputeti socialist Toni Gogu që pret në radhë të futet në ambientet e Parlamentit.

3 Tetor 2024, 08:58 Nga M.B
VIDEO/ Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen
Deputetët

TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur në ambientit të Parlamentit 90 minuta para nisjes së seancës, një ditë pasi Sekretariati i Etikës përjashtoi 24 prej tyre.


Në hyrje të Kuvendit ata janë përballur me Gardën e Republikës, e cila kishte bllokuar derën duke mos i lejuar të futen brenda. Nga videot shihet dhe deputeti socialist Toni Gogu që pret në radhë të futet në ambientet e Parlamentit.


Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.


Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë u dha përjashtim 40 ditë. Deuteti Edi Palokën u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

kuvendi

Sondazh

Poll