Politike

"Nuk trembemi, do vazhdojmë betejën"/ Sula pas përjashtimit nga Kuvendi: Mazhoranca e do opozitën të shkrirë, por i kanë bërë llogaritë gabim

Përmes një postimi në rrjete sociale Sula thotë se kjo mazhorancë e do opozitën të shkrirë, por i kanë bërë llogaritë gabim.

2 Tetor 2024, 20:22 Nga E. D
"Nuk trembemi, do vazhdojmë betejën"/ Sula pas
Dashnor Sula

TIRANË- Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që dënoi deputetët e PD me përjashtim nga punimet e Kuvendit, pas kaosit të regjistruar të hënën gjatë seancës plenare. Përmes një postimi në rrjete sociale Sula thotë se kjo mazhorancë e do opozitën të shkrirë, por i kanë bërë llogaritë gabim.

Gjithashtu ai thotë se janë të zgjedhur nga qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojnë zërin e tyre.  Më tej ai tha se ky vendim nuk i tremb dhe as nuk i step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

“Mazhoranca socialiste tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi. Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Ne jemi te zgjedhur të qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojmë zërin e tyre, pasi gjatë drejtim të kësaj qeverie ata janë lënë në harresë.

Ky vendim as nuk na tremb dhe as nuk na step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit. Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?! Tani nuk ka asnjë surprizë per neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe dënohet nje deputet me 1 vit burg per nje gje te pandodhur, sigurisht e dime qe sa ti vij mundësia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim”, shkruan Sula.

"Nuk trembemi, do vazhdojmë betejën"/ Sula pas

dashnor sula

Sondazh

Poll