2 Tetor 2024, 21:24
Nga E. D
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas përjashtimit me 10 ditë nga parlamenti, për shkak të kaosit të së hënës gjatë seancës plenare. Gjithashtu Paloka nuk ka qenë në parlament në momentin kur deputetët e tjerë kanë protestuar dhe përsëri Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin duke e përjashtuar për 10 ditë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Paloka thotë se edhe kur hyri në sallë, thjeshtë ka qëndruar në këmbë pa bëre asgjë. Me ironi, ai shprehet se ky quhet "dënim i butë", duke shtuar se këtu kur je armiku, burgosesh pa bërë asgjë.
Postimi i plotë:
Denim “i bute”…! Ç’ne ?-me pyeten gazetaret duke e ditur qe deri tani une kam qene deputeti me “i denuar” ne ate Parlament. Nuk jane aq te keqinj ata -ju thashe
Ja mua vetem me 10 dite me perjashtuan! Ka vetem nje problem “te vogel” ne kete rast : une ne fakt ne ate seance nuk bera ASGJE! Une nuk isha fare ne Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorren karriget jashte, as kur u dogjen, as…
Per nje arsye te caktuar, une nuk isha fare kur ndodhen te gjitha keto. Edhe kur hyra ne salle, thjeshte qendrova ne kembe pa bere ASGJE! E te gjithe kete ata e kane pare edhe ne kamera ( se na i kane cuar edhe ne pamjet). Pra e dijne shume mire qe une ate dite nuk bera ASGJE! Por pavarsisht kesaj “u denova” !
E ky quhet “denim i bute” dhe me te drejte sepse keta pa bere asgje , pa asnje faj edhe te burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec luftes. Rruga tjeter eshte te rreshtohemi si dele e te presim kur te na vije rradha ashtu pa bere ASGJE!

edi paloka
Politike
2 Tetor 2024, 20:47
r.ll
helena kace, ervoin salianji
TIRANË- Helena Kace, e reja që "u pagëzua" nga kryeministri Edi Rama si pasardhësja e tij në Partin&e...
Politike
2 Tetor 2024, 20:22
E. D
Dashnor Sula
TIRANË- Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që dënoi deputetët e PD me pë...
Politike
2 Tetor 2024, 20:26
r.ll
karriget e djegura
TIRANË- Sekretariati i Etikës i Kuvendi të Shqipërisë ka thënë të mërkurën vonë s...
Politike
2 Tetor 2024, 20:05
r.ll
ursula von der leyen
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Integrimin, Majlinda Dhuka, informoi mediat se në javët në vijim priten vendi...
Politike
2 Tetor 2024, 19:51
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zbardhur vendimi i Sekretariatit të Etikës për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të...
Politike
2 Tetor 2024, 19:46
r.ll
dhurata cupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas përjashtimit me 40 ditë nga Kuvendi, për...
Politike
2 Tetor 2024, 19:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme foli edhe për aksion...
Politike
2 Tetor 2024, 19:29
N.F
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për t&eu...
Politike
2 Tetor 2024, 19:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka reaguar pas vendimit t...
Politike
2 Tetor 2024, 19:13
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ishte e pranishme mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës s&e...