3 Tetor 2024, 08:12
Nga M.B
Kuvendi
TIRANA- Seanca plenare e radhës në Kuvend do të mbahet sot në orën 10:00 teksa priten zhvillime për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit dhe burgosjes me një vit të Ervin Salianjit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’. Po sot hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashtoi 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave.
Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë u dha përjashtim 40 ditë. Deuteti Edi Palokën u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.
"Sa i takon seancës së nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme", tha kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dje.
Ndërkohë PS është shprehur se do të vijojë aktivitetin e saj parlamentar sipas axhendës së përcaktuar.
Seanca plenare, rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.9.2024.
2. Njoftime.
3. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin "Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri
4. Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar, raundi i dytë.
5. Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar, raundi i dytë.
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
kuvendi
Politike
3 Tetor 2024, 07:46
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Pasi më 28 korrik, kryeministri Edi Rama i komunikoi largimin nga detyra e monistrit të Brendshëm, Taulant Balla ...
Politike
2 Tetor 2024, 21:38
N.F
Bora Muzhaqi
TIRANË- Ish-zv.ministrja e PS-së, Irena Beqiraj përmes një reagimi në faqen e saj në "Facebook" ka thumbuar Mini...
Politike
2 Tetor 2024, 21:24
E. D
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas përjashtimit me 10 ditë nga parlamenti, për shk...
Politike
2 Tetor 2024, 20:47
r.ll
helena kace, ervoin salianji
TIRANË- Helena Kace, e reja që "u pagëzua" nga kryeministri Edi Rama si pasardhësja e tij në Partin&e...
Politike
2 Tetor 2024, 20:22
E. D
Dashnor Sula
TIRANË- Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që dënoi deputetët e PD me pë...
Politike
2 Tetor 2024, 20:26
r.ll
karriget e djegura
TIRANË- Sekretariati i Etikës i Kuvendi të Shqipërisë ka thënë të mërkurën vonë s...
Politike
2 Tetor 2024, 20:05
r.ll
ursula von der leyen
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Integrimin, Majlinda Dhuka, informoi mediat se në javët në vijim priten vendi...
Politike
2 Tetor 2024, 19:51
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zbardhur vendimi i Sekretariatit të Etikës për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të...
Politike
2 Tetor 2024, 19:46
r.ll
dhurata cupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas përjashtimit me 40 ditë nga Kuvendi, për...
Politike
2 Tetor 2024, 19:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme foli edhe për aksion...