Politike

Berisha: Një popull ngrihet kundër një regjimi që shpërndan çdo ditë thasë me para për të korruptuar, rektutuar mafiozë, McGonigalër e kompani

Gjithashtu Kryedemokrati tha se beteja e tyre është sa kombëtare, aq europiane dhe ndërkombëtare.

2 Tetor 2024, 19:41 Nga E. D
Berisha: Një popull ngrihet kundër një regjimi që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme foli edhe për aksionin e opozitës. Berisha theksoi se kjo betejë është beteja më e madhe, më fisnike, më e drejtë në Ballkan, në Europë dhe më gjerë.

Më tej Berisha u shpreh se një popull ngrihet kundër një regjimi që shpërndan çdo ditë thasë me para për të korruptuar, rektutuar mafiozë, McGonigalër e kompani. Gjithashtu Kryedemokrati tha se beteja e tyre është sa kombëtare, aq europiane dhe ndërkombëtare.

"Miqtë e mi, kjo betejë është beteja më e madhe, më fisnike, më e drejtë në Ballkan, në Europë dhe më gjerë. Një popull ngrihet kundër narkodiktatorit. Një popull ngrihet kundër organizatës kriminale që quhet qeveri. Një popull ngrihet kunëdr organiztës kriminale që quhet drejtësi. Një popull ngrihet kundër mafies më të rrezikshme të Ballkanit, Europës dhe më gjerë. Një popull ngrihet kundër mafies ndërkombëtare që ushqehet me paratë e krimit, të mafies shqiptare dhe e mbështet atë.

Një popull lufton pra për dinjitetin e tij, për liritë e tij, për votën e tij të lirë, për të ardhmen e vet dhe të vendit të tyre, por ky popull lufton gjithashtu kundër një regjimi trafikantësh, kriminelësh, banditësh që eksporton ço ditë krim, drogë, vrasje në vendet përreth në Europë dhe në botë kundër një regjimi që shpërndan çdo ditë thasë me para për të korruptuar, për të rektutuar mafiozë të tjerë, McGonigalër e kompani. Në këtë aspekt beteja jonë është sa kombëtare, aq europiane, aq ndërkombëtare. Kauza jonë është sa kombëtare, aq europiane, aq ndërkombëtare," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll