Sport

Messi bën gjestin e rrallë, i dhuron muzeut të Barcelonës, trofeun e tij të rekordeve!

Nëse ju ndodh të vizitoni shtëpinë e Lionel Messit në ndonjë moment në të ardhmen (që ka pak gjasa të ndodhë), atëherë mos prisni të shihni trofeun e tij të fundit të Topit të Artë në kabinetin e trofeve.

3 Tetor 2024, 00:17 Nga DOSJA
Messi bën gjestin e rrallë, i dhuron muzeut të Barcelonës,

SHBA - Pasi e kishte udhëhequr Argjentinën në një fitore historike në Kupën e Botës, sulmuesi 36-vjeçar mposhti konkurrencën nga Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të fituar çmimin e lakmuar për të tetën herë një rekord më vete ky sa i përket trofeve personal. Messi, i cili shënoi 21 gola dhe dha 20 asistime për Paris Saint-Germain gjatë sezonit 2022/23, pati një ceremoni shumë të bukur në ndarjen e trofeut më prestigjoz personal siç është Topi i Artë, ceremoni kjo e zhvilluar në Paris.

Menjëherë pas ceremonisë, gazetari Miquel Blazquez konfirmoi se sulmuesi i Inter Miami kishte dhuruar Topin e tij të Artë të fundit në muzeun e Barcelonës. “Edhe pse nuk e fitoi si futbollist i Barcelonës, ylli argjentinas ka bërë gjestin e heqjes dorë që të shfaqet së bashku me shtatë të tjerat që ka fituar”, deklaroi ai, duke shtuar: “Është e pamundur të mungojë”. Pamjet nga muzeu i Barcelonës u shfaqën shpejt që tregonin trofeun e Topit të Artë të vitit 2023 së bashku me pjesën tjetër të arritjeve të Messit, duke përfshirë dy çmimet e Këpucës së Artë si golashënuesi më i mirë i sezonit.

Seksioni kushtuar Messit u hap për herë të parë në vitin 2016. Në fakt, ishte hera e parë që Barcelona i kushtonte një hapësirë ​​ekskluzive një lojtari që ishte ende aktiv. Jordi Penas, drejtori i muzeut, shpjegoi se hapësira u krijua në përgjigje të një kërkese nga tifozët e Barçës që vizituan “Camp Nou”.

“Vizitorët e donin vërtet diçka të tillë”, tha ai. “Ata duan të ndihen më afër heroit të Barçës. E bën të qartë se Barça ka të bëjë me emocionet dhe ndjesitë dhe se si tregon historinë tonë. Klubi është gjithashtu një botë emocionesh dhe fantazie dhe kush më mirë ta tregojë atë emocion dhe fantazi sesa Leo Messi”.

Por, a mund të shfaqet një tjetër trofe i Topit të Artë në muze së shpejti? Messi dha një përgjigje tipike modeste kur u pyet nëse mund ta fitonte atë për herë të nëntë në karrierën e tij. Duke folur për L’Equipe vitin e kaluar, ai tha: “Nëse ëndërroj për Topin e Artë të nëntë? Jo, jo, unë ndalova së menduari për Topin e Artë pak kohë më parë dhe fitimi i tij nuk ishte kurrë një prioritet për mua, sidomos tani që kam arritur gjithçka në karrierën time”. “Mendoj se ishte Topi i Artë i fundit dhe jam i lumtur që kam arritur gjithçka dhe jam lojtari me tetë Topa të Artë”, kishte shtuar më tej ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll