Sport

VIDEO / Gjimshiti i hap rrugën e fitores së parë Atalantës në Champions!

Berat Gjimshitit jo vetëm lider në mbrojtje, por edhe golashënues. Futbollisti nga Presheva shfaq instiktin e golit në zhvillimet e një goditjeje të lirë në minutën e 21-të

2 Tetor 2024, 20:43 Nga DOSJA
VIDEO / Gjimshiti i hap rrugën e fitores së parë Atalantës

ITALI - Atalanta merr fitoren e parë në Champions këtë sezon të formatit të ri dhe aspiron për të kaluar në raundin tjetër me eliminim direkt.

Skuadra italiane e drejtuar nga Gasperini fitoi thellë 0-3 në transfertë me Shakhtar Donetskun, ku la shenjën e tij futbollisti i Kombëtares Kuqezi, Berat Gjimshitit. Jo vetëm lider në mbrojtje, por edhe golashënues. Futbollisti nga Presheva shfaq instiktin e golit në zhvillimet e një goditjeje të lirë në minutën e 21-të: pasi e ul topin me gjoks, nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Atalanta realizoi edhe golin e dytë me Lookman. Golin që vulosi rezultatin përfundimtar 0-3 e realizoi Bellanova sapo nisi pjesa e dytë. Atalanta me këtë fitore shkon në kuotën e katër pikëve, ndërsa ekipi ukrainas mbetet me një pikë.

Në takimin tjetër të orës 18:45, Girona pësoi humbe me përmbysje 2-3 përballë Feyenoordit. Edhe pse ekipi spanjoll, surprizë e sezonit të kaluar në La Liga realizoi i pari me Lopez, holandezët i kundërpërgjigjën me autogolin e Herreras dhe finalizimin e Milambos. Barazoi përkohësisht Van de Beek, por në fund një tjetër autogol (Krejci) i dha fitoren Feyenoordit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll