Sport

E FUNDIT/ Kylian Mbappé investon edhe në kompaninë gjermane elektronike Loewe…

Pasi u bë aksionari i shumicës së SM Caen muajin e kaluar, sulmuesi i Real Madrid dhe Bluve investoi gjithashtu edhe në një kompani gjermane të elektronikës.

2 Tetor 2024, 17:13 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Kylian Mbappé investon edhe në kompaninë gjermane

GJERMANI - Kylian Mbappé është i vendosur të rrisë aktivitetet e tij jashtë fushës së futbollit. 

Aksioneri mazhorancë i SM Caen, nëpërmjet fondit të saj të investimeve Coalition Capital që nga muaji i kaluar, sulmuesi i Real Madrid (25 vjeç) kohët e fundit mori një aksion në kompaninë gjermane të elektronikës Loewe Technology GmbH (e specializuar në veçanti në TV, kinema shtëpiake, altoparlantë, etj.). Më shumë se 10%, të aksioneve u blenë përsëri përmes Coalicion Capital.

Aslan Khabliev, kryetar dhe CEO i Loewe, i tha Bloomberg News, se kompania synon të rrisë ndjeshëm qarkullimin e saj vjetor në rreth 300 milionë euro gjatë dy viteve të ardhshme.

Për investimin e kapitenit të Bluve, Aslan Khabliev tregoi: “Kylian na ndihmoi jashtëzakonisht shumë me një altoparlant Bluetooth, që zhvilluam me të. Disa nga shokët e skuadrës së Mbappé në kombëtaren franceze gjithashtu miratuan produktin në mediat sociale”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll