Sport

Ndodh në Angli, anësori humbet ndjenjat, një tifoz bëhet arbitër i katërt!

Ndihmësgjyqtari Rob Smith u dërgua në spital, pasi u nxor me barelë në fazat e hershme të lojës. Mjekët e pranishëm kanë nxituar menjëherë drejt arbitrit, të cilit i ra të fikët në vijën anësore, ndërsa në tribuna tifozët kanë pritur me frikë.

2 Tetor 2024, 16:40 Nga DOSJA
Ndodh në Angli, anësori humbet ndjenjat, një tifoz bëhet

ANGLI - Momente dramatike mbrëmjen e së martës në ndeshjen e Kampionatit në Angli mes West Brom dhe Middlesbrough, pasi një nga gjyqtarët ndihmës u ndje keq. Arbitri i katërt zuri vendin e tij dhe trupa e gjyqtarëve u kompletua me një pjesëtar të publikut... i cili rastësisht ishte edhe gjyqtar.

Ndihmësgjyqtari Rob Smith u dërgua në spital, pasi u nxor me barelë në fazat e hershme të lojës. Mjekët e pranishëm kanë nxituar menjëherë drejt arbitrit, të cilit i ra të fikët në vijën anësore, ndërsa në tribuna tifozët kanë pritur me frikë.

Loja rifilloi rreth tetë minuta më vonë me Jacob Miles, i cili ishte gjyqtari i katërt, gati për të marrë përsipër rolin e anësorit. Por a mungonte një element: arbitri i katërt. A do të kishte një arbitër në tribunë? Për befasinë e të gjithëve, u shfaq një tifoz, Eddie Smart, i cili vepronte si arbitri i katërt. “Daily Mirror” shton se Smart, që ishte në të vërtetë arbitër, ishte rastësisht si tifoz në këtë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll