Sport

VIDEO / Bën mrekullinë Juventusi fiton me 10 lojtarë, mundet Bayerni dhe Reali!

Lilla e Edon Zhegrovës befason Realin e Madridit. 1-0 përfundoi takimin, me një gol të shënuar falë një penalltie të fituar nga Zhegrova.

2 Tetor 2024, 23:10 Nga DOSJA
VIDEO / Bën mrekullinë Juventusi fiton me 10 lojtarë, mundet

GJERMANI - Nga nëntë gola të shënuar në ndeshjen e parë me Dinamon e Zagrebit, në zero gola në sfidën me Aston Villan (e mbyllur me rrjeta të paprekura).

Bayerni i Mynihut jo vetëm që nuk përsërit veten përballë ekipit nga Birminghami, por nuk arrin të realizojë qoftë një gol në “Villa Park”, madje e pëson në minutën e 79-të nga Duran. Vlen të përmendet goli i anuluar i Pau Torres në pjesën e parë.

Fitore e madhe e Juventusit në fushën e Leipzigut. “Zonja e Vjetër” edhe pse pësoi e para dhe mbeti me 10 lojtarë, ia doli të përmbyste rezultatin e të fitonte 3-2.

Lilla e Edon Zhegrovës befason Realin e Madridit. 1-0 përfundoi takimin, me një gol të shënur falë një penalltie të fituar nga Zhegrova.

Në bën blof Liverpooli, që fiton 2-0 me Bolognan, ndërsa Benfica shkatërroi 4-0 Atleticon e Madridit. Dinamo e Zagrebit barazoi 2-2 Monacos, ndërsa Club Brugge fitoi 1-0 në fushën e Strum Graz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll