Politike

Përjashtimi nga Kuvendi/ Gjekmarkaj: Vendim i Zonjës “Pushka” me urdhër të Ramës! Turp për kolegët kukulla të PS-së, e kanë në traditën e etërve shuarjen e opozitarizmit

Në reagimin e tij Gjekmarkaj u shpreh se ky vendim është me urdhër të Edi Ramës. Ai thekson se ky është një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës. Gjekmarkaj më tej shkruan se është turp për kolegët kukulla të PS-së që sipas tij përdoren padenjësisht.

2 Tetor 2024, 19:29 Nga N.F
Përjashtimi nga Kuvendi/ Gjekmarkaj: Vendim i Zonjës
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar nga Kuvendi 24 deputetët e PD-së, pas kaosit të regjistruar të hënën gjatë seancës plenare. Mes të përjashtuarve është edhe Gjekmarkaj i cili për 40 ditë nuk do të mundet të jetë pjesë e seancave plenare.

Në reagimin e tij Gjekmarkaj u shpreh se ky vendim është me urdhër të Edi Ramës. Ai thekson se ky është një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës. Gjekmarkaj më tej shkruan se është turp për kolegët kukulla të PS-së që sipas tij përdoren padenjësisht. Nënkryetari i Kuvendit tha se pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë dhe se turpi është i përjetshëm. Ai theksoi se ata e kanë tradite të etërve shuarjen e opozitarizmit.

Reagimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është de fakto shuarje e Parlamentit! Një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bëj ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!


Turp për kolegët kukulla të PS-së që kaq padënjesisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur. Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë! E keni në traditën e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptarët nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo!

Përjashtimi nga Kuvendi/ Gjekmarkaj: Vendim i Zonjës

 

gjekmarkaj pd rama

Sondazh

Poll