Politike

U përjashtua për 40 ditë nga Kuvendi, Zhupa: Do të bëjmë gjithçka të jenë 40 ditët e vdekjes së regjimit

Demokratja shtoi se opozita do të jetë e pandalshme në protestën e 7 tetorit dhe çdo ditë tjetër. 

2 Tetor 2024, 19:13 Nga r.ll
U përjashtua për 40 ditë nga Kuvendi, Zhupa: Do të
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ishte e pranishme mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së kreut të PD-së, Sali Berishës.

Gjatë fjalës së saj para mbështetësve demokratë, Zhupa komentoi edhe vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetes dhe kolegëve të saj për 40 ditë nga Kuvendi.

Ajo tha se numri 40 në memorien e qyetarëve personifikon 40 ditët e vdekjes së dikujt, kështu që sipas tij ditët e përjashtimit duhet të jenë ditët e "vdekjes" së regjimit. Demokratja shtoi se opozita do të jetë e pandalshme në protestën e 7 tetorit dhe çdo ditë tjetër. 

“Në memorien e çdo qytetari, numri 40 personifikon 40 ditët e vdekjes së dikujt. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të jenë ditët  vdekjes së regjimit, e shfarosjes së atyre që shkelin kushtetutën, e atyre që kanë uzurpuar pushtetin. Ne deputetët e opozitës, në dhe ju qëndrestarët do të jemi të pandalshëm çdo ditë, të pandalshëm në protestën e 7 tetorit, të pandalshëm në çdo cep të Shqipërisë për të motivuar njerëzit”, u shpreh Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll