Politike

Djegia e karrigeve/ Zhupa: Ne mund të ngarkohemi vetëm me përgjegjësi administrative! Deputetët e PS kanë përgjegjësi penale se kanë injoruar vendimin e GJK

Ndërkohë lidhur me padinë e tyre për deputetët e PS në SPAK, tha se ligjvënësit e mazhorancës kanë përgjegjësi penale sepse kanë injoruar dhe shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese 

2 Tetor 2024, 17:23 Nga r.ll
Djegia e karrigeve/ Zhupa: Ne mund të ngarkohemi vetëm me
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur lidhur me situatën e agravuar politike, dhe protestën e fundit të opozitës para Kuvendit. Zhupa u shpreh për Syri Tv, se nuk mund të ketë asnjë përgjegësi penale mbi djegien e karrigeve por vetëm përgjegjësi administrative.

Ndërkohë lidhur me padinë e tyre për deputetët e PS në SPAK, tha se ligjvënësit e mazhorancës kanë përgjegjësi penale sepse kanë injoruar dhe shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese 

"Dua të qartësoj një moment, që nuk ka një shenjë barazimi midis padisë në SPAK për deputetët e opozitës dhe padisë në SPAK për deputetët e mazhorancës.  Ndryshimi është shumë i qartë, në rastin tonë mbi ne nuk rëndon asnjë vepër penale, sepse në rasti tonë ne i kemi karriget tona të dhëna nga Kuvendi dhe mënyra se si ne e trajtojmë një karrige, e cila është një mjet pune, siç është një kompjuter apo një laptop, thjeshtë mund të na ngarkojë me përgjegjësi administrative kur bëhet inventari, por nuk ka përgjegjësi penale se çfarë bën deputeti me karrigen e tij. 

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës kanë përgjegjësi penale sepse kanë injoruar dhe shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas kodit penal... dhe ky është pengim i drejtësisë. Pra ato, me vetëdije, duke pasur një vendim gjykate të qartë, votojnë më abstenim apo kundër, duke penguar në këtë mënyrë drejtësinë.  Pra janë dy botë të ndryshme, ne që protestojmë për të drejtat e qytetarëve dhe të parlamentarizmit , për rendin kushtetues, për një drejtësi të komanduar, ndërkohë nga ana tjetër disa deputetë që pengojnë drejtësinë, që nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese etj.", tha Zhupa. 

ina zhupa protesta e opozites djegia e karrigeve

Sondazh

Poll