Politike

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me Bushkën dhe Çupin: Shumica dhe opozita rol jetik në nxitjen e një demokracie

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Facebook, thuhet se në takim u theksua rëndësia e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

2 Tetor 2024, 18:18 Nga r.ll
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me Bushkën dhe Çupin:
bushka, vanhorn, cupi

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Facebook, thuhet se në takim u theksua rëndësia e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

POSTIMI I AMBASADËS: 

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit. Ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me Bushkën dhe Çupin:

Tensionet dhe kaosi janë rikthyer në jetën parlamentare dhe politike pas burgosjes së ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjit. Pas dënimit të tij opozita njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancë. Opozita ka bojkotuar çdo mbledhje të komisioneve parlamentare dhe gjithashtu ka penguar zhvillimin normal të disa mbledhjeve të tjera, siç ishte seanca plenare e 30 shtatorit dhe mbledhja e Sekretariatit të Etikës. 

Në hapje të seancës plenare të 30 shtatorit nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre. 

klotilda bushka dhurata çupi nancy vanhorn

Sondazh

Poll