Politike

Presidenti i Turqisë, Erdogan viziton javën e ardhshme Shqipërinë dhe Serbinë

Vizita e parë e presidentit Erdogan do të jetë në Tiranë, ndërsa më datë 11 tetor ka planifikuar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

2 Tetor 2024, 15:16 Nga r.ll
Presidenti i Turqisë, Erdogan viziton javën e ardhshme
rexhep tajip erdogan dhe edi rama

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë dhe Serbinë. Sipas burimeve të Dosja.al vizitat do të jenë në datat 10-11. 

Vizita e parë e presidentit Erdogan do të jetë në Tiranë, ndërsa më datë 11 tetor ka planifikuar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Ende nuk ka detaje të axhendës së presidentit turk për vizitën zyrtare në Tiranë apo takimet që do të kryejë. 

Vizita e fundit e Erdogan në vendin ka qenë në janar të vitit 2022 ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Turqia në qytetin e Laçit për familjet që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Gjithashtu asokohe, Erdogan mori pjesë dhe në ceremoninë e inaugurimit të punimeve restauruese në xhaminë Et'hem Beu në Tiranë, e cila u restaurua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

 

 

rexhep tajip erdogan serbi shqiperi

Sondazh

Poll