2 Tetor 2024, 11:24
Nga M.B
Droga
ITALIA- Policia italiane finalizoi dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 202 kilogramë kokainë, si dhe në arrestimin e 3 shqiptarëve të dyshuar si posedues apo korrierë të saj. Nga një vlerësim i parë i përafërt, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro. Mes sekuestrimeve të kryera janë edhe një shumë valute në 80 mijë euro cash, nga të cilat 18 mijë rezultuan se ishin të falsifikuara. Ka dyshime se grupi ose paguante blerjen e mallit me para të falsifikuara një pjesë, ose paguhej nga blerësit me prerje të tilla, duke i manipuluar.
Goditjet u bënë në rajonet e Monza dhe Brianza, teksa lënda narkotike u zbulua e sistemuar në 4 makina, që ishin parkuar në zonën e varrezave. Të dyshuarit janë të moshave 37-44 vjeç, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira një garazh dhe një apartament në një ndërtesë në “Via Ghiringhella”, një lagje rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni, ku tre patrulla karabinierësh kryen disa kontrolle edhe fundjavën e kaluar. Ndërkohë, karabinierët e Milanos thanë se pas aksionit të parë kanë vijuar arrestimin e një personi të tretë, gjithashtu shqiptar, në bordin e një makine me targa angleze, së cilës dy të parët i kishin dorëzuar pjesën e ngarkesës me 60 kg kokainë.
Si pjesë e të njëjtit operacion, u bënë kontrolle në një numër të madh apartamentesh të marra me qira në komunat Agrate dhe Milano. Brenda tyre u gjetën dhe sekuestruan mjete dhe pajisje si; makina për numërimin e kartëmonedhave, dy makina paketimi me vakum dhe një çantë që përmbante afërsisht qindra kartëmonedha të falsifikuara, si dhe ekuivalentin e gati 80 mijë euro cash, në para të gatshme dhe prerje të ndryshme, ku rezulton se 18000 euro janë të falsifikuara.
italia
Aktualitet
2 Tetor 2024, 10:33
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Vijon në GJKKO gjyqi për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet për "shpërdorim det...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 10:10
I.A
TIRANË- Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh të hënën, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i p...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 09:28
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 prej punonjësv...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 08:39
M.B
Foto ilustruese
FIER- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykat&...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 08:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve greke p...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç, sipas të dhënave të Kombe...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme p&eu...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 22:31
N.F
28-vjeçarja e plagosur
SHKODËR- Më 24 Gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 22:30 një kami...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 21:52
r.ll
foto nga sulmet
IZRAEL- Ambasada shqiptare në Izrael ka reaguar pas sulmit të fundit me raketa balistike nga Irani. Në njoftimin e ambasad&e...