Sport

Ekziston një hipotezë 'të brendshme' për postin e Ten Hag te Manchester United… në stol është i ulur Van Nistelrooy

Holandezi Ruud van Nistelrooy, aktualisht në stafin stërvitor, do të kishte favorin e lojtarëve për të zënë vendin e Ten Hag në rast shkarkimi të tij.

2 Tetor 2024, 14:19 Nga DOSJA

Ekziston një hipotezë 'të brendshme' për postin e

ANGLI - I pyetur edhe një herë nga humbja e Manchester United në fundjavë kundër Tottenhamit në ‘Old Trafford’, trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, ka dy ndeshje për të shpëtuar postin e tij.

Ndërkohë që tashmë menaxhmenti është në kërkim të një zëvendësimi të jashtëm, por mund të mendohet edhe për një zgjidhje të brendshme.

Siç shpjegohet nga Manchester Evening News, holandezi Ruud van Nistelrooy, aktualisht në stafin stërvitor, do të kishte favorin e lojtarëve për të zënë vendin e Ten Hag në rast shkarkimi të tij.

Prandaj, ish-trajneri i PSV Eindhoven mund të jetë zgjidhja më e menjëhershme, për të shmangur nevojën e një trajneri që do të kishte nevojë për kohë për të njohur ekipin e ri.

Sipas shtypit anglez, Manchester United, aktualisht i trembëdhjeti në Premierligë, po mendon edhe për Simone Inzaghin e Interit dhe Gareth Southgate, të lirë pas përfundimit të përvojës së tij me Anglinë.

Megjithatë dje u përmend emri i Massimiliano Allegrit për pankinën angleze, në rast shkarkimi të holandezit Ten Hag. Sir Alex Ferguson është një admirues i madh i tij dhe aktualisht po promovon emrin e tij.

Gjithmonë një adhurues i futbollit anglez, në idenë e tij të ndryshimit është emri i Allegrit, i identifikuar si një trajner si Ancelotti. Dhe tani në Mançester ata kanë nevojë për shumë përvojë, duke pasur parasysh që projekti i Ten Hag ka kërcitur disa herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll