Sport

Lojtari “i vjedh” celularin një tifozi…

I kushtoi 54 milionë stërlina Cityt, por shoqërohet në polici për një telefon

2 Tetor 2024, 12:15 Nga DOSJA

Lojtari “i vjedh” celularin një tifozi…

ANGLI - Në orët e para të 8 shtatorit të këtij viti, Mateus Nunes është arrestuar nga policia e qytetit të Madridit, pasi i ka “vjedhur” celularin një tifozi.

Ngjarja ka ndodhur në diskotekën La Riviera. Sipas mediave spanjole forcat e rendit kanë ndaluar futbollistin, i cili i kushtoi Cityt 54 milionë stërlina, pasi i mori celularin një 58-vjeçari.

Ky i fundit kishte tentuar që të bënte një fotografi me futbollistin në tualet, pa lejen e 26-vjeçarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll