Sport

“Shqiptari” i Dortmundit, Adejemi, e feston shqip 3-golëshin në Champions League...

Futbollisti I Dortmundit ka nisur të shkruajë shqip…

2 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

“Shqiptari” i Dortmundit, Adejemi, e feston shqip 3-golëshin

GJERMANI - Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren e Dortmundit përballë Sëlltikut. 7-1 fitoi klubi gjerman në Champions League dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adejemit.

Pas fitores ai fitoi dhe çmimin “Lojtari i ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të mori edhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar.

Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë. “Flm o bir”, shkruan në shqip Adejemi në postimin e tij, ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.

Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtares Loredana.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll