Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites të cilat vijnë në shtim gradual në orët e vona të mbrëmjes.

2 Tetor 2024, 07:13 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim të thata me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites të cilat vijnë në shtim gradual në orët e vona të mbrëmjes.

Era pritet të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 25°C,

në zonat e ulëta 9 deri 29°C,

në zonat bregdetare 13 deri 29°C.

moti

Sondazh

Poll