2 Tetor 2024, 08:39
Nga M.B
Foto ilustruese
FIER- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30-vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë.
Ky i fundit dyshohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas njoftimit nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjithashtu masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57-vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Mësohet se nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme.
Njoftimi:
AMP (Rajoni Fier - Berat) ekzekuton vendimet për pezullimin e dy punonjësve të policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme.
amp
Aktualitet
2 Tetor 2024, 08:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve greke p...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç, sipas të dhënave të Kombe...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme p&eu...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 22:31
N.F
28-vjeçarja e plagosur
SHKODËR- Më 24 Gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 22:30 një kami...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 21:52
r.ll
foto nga sulmet
IZRAEL- Ambasada shqiptare në Izrael ka reaguar pas sulmit të fundit me raketa balistike nga Irani. Në njoftimin e ambasad&e...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 21:37
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80 vjeç, sipas të dhënave të ...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 20:53
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme ushtrojnë prostitucion lirisht në çdo qyte...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 20:26
r.ll
pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi t&eu...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 19:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, ekspertë të zgjedhjeve po nxitin autoritetet që të kryejnë rregullime ligjore ...