Sport

Dëmet në “Air Albania”/ Disiplina publikon vendimet, gjobitet Partizani dhe Tirana me nga 200 mijë lekë të reja

16 Dhjetor 2019, 15:42 Nga DOSJA
Dëmet në “Air Albania”/ Disiplina publikon vendimet,

TIRANË- Komisioni i disiplinës ka dhënë vendimet, lidhur me dëmet në stadiumin e “Air Albania”, javën e kaluar.

Tirana dhe Partizani janë dënuar më 200.000 lekë gjobë, për shkak të sjelljes së tifozëve në stadium dhe i është kërkuar dëmshpërblimi i dëmeve të shkaktuara në stadiumin e ri.

 Vendime të komisionit të disiplinës në FSHF:

KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

Zyrtari i KS Luftetari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes ne baze të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne derbi komisioni i disiplines ndeshja partizani-tirana vendimet e fshf dhuna ne derbi komisioni i disiplines ndeshja partizani-tirana vendimet e fshf

Sondazh

Poll