Sport

Neymar i rikthehet stërvitjeve te Al Hilal, pas gati një viti mungesë

Sulmuesi brazilian ka lënë një mesazh në rrjetet sociale

30 Shtator 2024, 20:14 Nga DOSJA

Neymar i rikthehet stërvitjeve te Al Hilal, pas gati një viti

ARABIA SAUDITE - Neymar është rikthyer këtë të hënë në stërvitjet në klubin saudit të futbollit Al Hilal, me trajner portugez Jorge Jesus, pas një pauze gati një vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë.

“Jam i lumtur që jam rikthyer në grup”,- ka shkruar Neymar, 32 vjeç në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar foto në fushë me bashkëlojtarët dhe nën vështrimin e trajnerit portugez.

Neymar, i cili mbërriti në Al Hilal në gusht 2023, nga skuadra franceze Paris Saint-Germain, u plagos rëndë në një ndeshje me kombëtaren braziliane kundër Uruguajit, më 17 tetor, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që Selecao e humbi 2-0.

Sulmuesi, i cili filloi të stërvitet individualisht në korrik, këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar dhe meniskun në gjurin e majtë dhe më pas iu nënshtrua një operacioni.

Kthimi i Neymar në ndeshje "varet nga përgatitja e tij teknike dhe vendimi i trajnerit", sipas një burimi në klub që i tha AFP.

Al Hilal, kampioni aktual, nuk e ka regjistruar lojtarin në kampionatin saudit, kompeticion në të cilin kryeson me gjithsej pesë fitore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neymar Jr (@neymarjr)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll