Sport

FC Porto mund të 'vendosë' të ardhmen e Ten Hag te Manchester United: “Djajtë e Kuq” i japin ultimatum holandezit…

Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me situatën aktuale të skuadrës, e cila pozicionohet në gjysmën e dytë të tabelës së Premierligës.

30 Shtator 2024, 18:12 Nga DOSJA

FC Porto mund të 'vendosë' të ardhmen e Ten Hag te

ANGLI - 'The Sun' raporton këtë të hënë se FC Porto mund të 'vendosë' në mënyrë indirekte për të ardhmen e Erik ten Hag në Manchester United.

Sipas të njëjtit burim, drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk janë të kënaqur me situatën aktuale të skuadrës dhe kanë njoftuar trajnerin se ka dy ndeshjet e ardhshme për të përmbysur situatën.

Njëra prej të cilave do të jetë pikërisht për Europa League kundër portugezëve bardheblu, në Estádio do Dragão, të enjten (20:00).

Përveç këtij takimi, Ten Hag do të 'vlerësohet' edhe disa ditë më vonë, kur të dielën, Man.United të udhëtojë për në Londër për t’u ndeshur me Aston Villa për Premier League (e diel, ora 14:00).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll