Sport

Superiore/ Trajnerët zgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 7-të...

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, pas analizimit të performancës së ekipeve, kanë vendosur për 11 lojtarët dhe trajnerin më të mirë.

30 Shtator 2024, 17:49 Nga DOSJA

Superiore/ Trajnerët zgjedhin formacionin dhe trajnerin më të

TIRANE - Pas përfundimit të javës së 7-të të kampionatit të Abissnet Superiores është përzgjedhur formacioni dhe trajneri më i mirë i javës. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, pas analizimit të performancës së ekipeve, kanë vendosur për 11 lojtarët dhe trajnerin më të mirë.

Në portë është përzgjedhur portieri i AF Elbasanit, Razak Abalora. Mbrojtja është e përbërë nga Andi Hadroj i Partizanit, Bruno Telushi i AF Elbasanit, Marko Juric i Vllaznisë dhe Qëndrim Ismajli i Tiranës.

Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Klinti Qato i Vllaznisë, Ledio Beqja i Teutës dhe Arinaldo Rrapaj i Partizanit. Ndërsa në repartin e avancuar janë Esat Mala i Vllaznisë, Archange Bintsouka i Partizanit dhe Fatmir Prengaj i Tiranës, që realizoi dy gola në takimin ndaj Skënderbeut.

Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, që mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.

Superiore/ Trajnerët zgjedhin formacionin dhe trajnerin më të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll