Sport

ZYRTARE/ Tite largohet nga Flamengo...

Filipe Luís do të marrë përsipër punën dhe detyrat e trajnerit të ekipit…

30 Shtator 2024, 17:06 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Tite largohet nga Flamengo...

BRAZIL - Flamengo njoftoi këtë të hënë se Tite nuk është më trajner i ekipit. Pavarësisht se mbrëmë arriti të mposht Athletico Paranaense, trajneri 63-vjeçar nuk i rezistoi dot momentit të keq të skuadrës që drejtonte, e cila u eliminua në çerekfinale të Libertadores, ndaj Peñarol dhe vazhdon në vendin e 4-të në Brasileirão, 9 pikë prapa liderit Botafogo.

"Clube de Regatas do Flamengo informon se trajneri Tite dhe ekipi i tij teknik nuk komandojnë më ekipin kuqezi. Drejtuesit falenderojnë profesionistët dhe u uron fat në vazhdimësinë e karrierës",- lexohet në shënimin zyrtar të klubit, ku thuhet gjithashtu se Filipe Luís, i cili drejtoi ekipet e të rinjve të skuadrës braziliane, do të marrë përsipër drejtimin e Flamengos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamengo (@flamengo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll