Sport

De la Fuente, të premten do të zyrtarizojë listën për ndeshjet e Nations League...

Trajneri i kombëtares tashmë po përgatit duelet kundër Danimarkës, në Murcia dhe ndaj Serbisë, në Kordobë, të cilat do të luhen më 12 dhe 15 tetor.

30 Shtator 2024, 15:18 Nga DOSJA

De la Fuente, të premten do të zyrtarizojë listën për

SPANJE - Një dritare e re është planifikuar të mbahet më 12 dhe 15 tetor, këtë herë në Nations League. Konkretisht, janë ndeshjet e kombëtares së Spanjës ndaj Danimarkës dhe ndaj Serbisë.

Për këto duele, në kompeticionin ku Spanja është kampione aktuale, që do të luhen përkatësisht në Murcia dhe Kordobë, trajneri i kombëtares Luis de la Fuente, pritet të japë listën e skuadrës të premten e ardhshme, më 4 tetor.

Me njoftimin e planifikuar për në orën 11:30, një orë më vonë, trajneri i La Rojas do të marrë pjesë në një conference për shtyp në sallën José Vilallonga të Ciudad del Fútbol në qytetin e Madridit.

Ndër mungesat më të dukshme, me siguri do të bien në sy ato të Rodrigo Hernandez dhe Unai Simón. Carvajal dhe Le Normand humbasin grumbullimin për shkak të pezullimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll