Politike

"Takimi zgjati vetë një minutë e gjysmë!" Shtyhet mbledhja e Komisionit të Sterilizimit, opozita bojkoton

Zv.Kryetari i këtij komisioni, Plarent Ndreca, njoftoi se letra e dërguar nga autoritetet për pjesëmarrjen në mbledhje është kthyer mbrapsht.

30 Shtator 2024, 11:37 Nga M.B
"Takimi zgjati vetë një minutë e gjysmë!" Shtyhet
Plarent Ndreca

TIRANA- Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej mbledhja e radhës e Komisionit për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up, por për shkak të mungesës së opozitës dhe dëshmitarit, kjo mbledhje u shty. Zv.Kryetari i këtij komisioni, Plarent Ndreca, njoftoi se letra e dërguar nga autoritetet për pjesëmarrjen në mbledhje është kthyer mbrapsht. Sipas tij kjo ka ardhur si pasojë e adresës së gabuar që dëshmitari Mihal Tase kishte dhënë.

Nga ana tjetër opozita kishte paralajmëruar bojkotin në komisione. I vetmi komision ku opozita u paraqit sot me vetëm dy përfaqësues, ishte Komisioni i Integrimit. Ndërkohë, Komisioni për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up është shtyrë sot për në orën 12:00, pasi takimi i parë zgjati vetëm një minutë e gjysmë.

komisioni i sterelizimit

Sondazh

Poll