Sport

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Vangjel Koja!

Ai ishte edhe trajner i ekipit kombëtar dhe një specialist i madh i volejbollit shqiptar. Humbja e tij la pas shumë dhimbje jo vetëm për familjen, por edhe për sportin shqiptar, pasi humbëm një vlerë të rëndësishme kombëtare.

30 Shtator 2024, 10:33 Nga DOSJA
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Vangjel Koja!

KORCE - Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, Vangjel Koja, legjenda e volejbollit shqiptar.

Karriera e tij nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, pasi vendosi diktatin e tij me këtë skuadër, kampione absolute në vitet ’70-’90, por me ata djem arriti të hynte mes 4 më të mirave në Europë.

Ai ishte edhe trajner i ekipit kombëtar dhe një specialist i madh i volejbollit shqiptar. Humbja e tij la pas shumë dhimbje jo vetëm për familjen, por edhe për sportin shqiptar, pasi humbëm një vlerë të rëndësishme kombëtare.

Homazhet e lamtumirës për legjendën Vangjel Koja, do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll