Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin madrilen, dhunë, përplasje dhe në fund vetëm një pikë!

29 Shtator 2024, 23:22 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në derbin madrilen, dhunë, përplasje dhe

SPANJE - Nuk ka fitues në derbin madrilen me Realit të Madridit dhe Altikos që u mbyll me shifrat 1-1. Një ndeshje që gjithmonë prodhon emocione, përplasje polemika, por rrallë herë shumë gola. Megjithatë debatet dhe problematikat janë gjithmonë prezente dhe nuk mund të mungonin edhe në këtë përballje.

Gjithça në ndeshje u acarua për vendasit pas pësimit të golit të avantazhit nga madrilenët në minutën e 64-t. Asisti i Vinicius Junior gjen Militaon për ti dhënë avantazhin e përkohshsë, skuadrës Merenges.

Ishte pikërishtë ky moment që solli një acarim të tifozëve të Agtleticos të cilët filluan të hidhnin sende në drejtim të portierit të Realit, Courtois, deri në një pike ku u bë e papërballueshme dhe arbitri vendosi të ndërpresë ndeshje.

Ai kërkoi ndihmën e lojtarëve vendas dhe trajnerit për t’i qetësuar, ndërkohë që çoi lojtarët në dhomat e zhveshjes duke paralajmëruar një pushim 10 minutësh për të qetësuar situatën ose për ndryshe gjithçka do të mbyllej përfundimisht.

Ky paralajmërim funskionoi dhe në më pak se 10 minuta ekipet u rikthyen në lojë për të vazhduar 21 minutat e mbetura të takimit. Që vazhduan të mbartnin acarimin dhe konfliktet mes lojtarëve.

Dhe atëherë kur gjithçka dukej e mbyllur, Korrea gjen golin e barazimit në minutën e 6-të shtetë, për të shpërthyer festa në stadium, që të paktën evituan një humbje atëherë kur dukej e sigurtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll