Sport

VIDEO / Rifillon derbi pas ndërprerjes disa minutëshe në Madrid

Ndërkohë që tashmë ka rifilluar gjithçka për 20 minutat e fundit të mbetura.

29 Shtator 2024, 22:49 Nga DOSJA
VIDEO / Rifillon derbi pas ndërprerjes disa minutëshe në Madrid

SPANJE – Ndeshja derbi e Madridit u ndërpre për disa minuta pasi tifozët e Atletikos hodhën sende në drejtim të portierit të Realit Courtois.

Ndërkohë që pjesa e pare u mbyll me shifrat e barabarta dhe me rrjetat e paprekura, skuadra e Ancelotit është ajo që zhbllokon takimin në minutën 64-të. Asisti i Vinicius Junior gjen Militaon për ti dhënë avantazhin.

Pak minuta më pas janë tifozët e Atletikos të cilët kanë hedhur sende në fushë dhe paten një konflikt në distacë me portierin Courtrois të Realit, një situate që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, ku ndërhyri edhe vetë trajneri Simeone për t’i qetësuar.

Ndalimi i ndeshjes për 10 minuta është paralajmëruar si pasojë e hedhjes së sendeve të ndryshme. Nëse nuk ndalen do të jetë përfundimtare”, ishte mesazhi i spikerit të stadiumit.

Ndërkohë që tashmë ka rifilluar gjithçka për 20 minutat e fundit të mbetura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll